Superhëna e majit 2020

Troi tre vjeçar thotë: 
"Do të ngjitem lart në qiev e do të varem në hënë..." E çuditshme ku e mendon ai lisharësen. Unë mbaj mend që lisharëses dinim veç t'i këndonim "culahaja shkon te daja..."
Ndërsa për hënën, nuk e kujtoj kur u dashuruam. 

Me siguri fill pas moshës tre vjeçare, kur unë provova një mungesë të madhe që veç hëna mund ta kuptonte. Ashtu, e heshtur dhe e ndritshme, ajo  njihte mallin tim të heshtur por që më ndrin në sy që atëherë.


Në vendlindjen time, ku pallati më i lartë ishte pesë kat dhe lagjet ishin të organizuara mund ta ndiqja hënën me sy gjatë gjithë natës. Apartamenti ynë ishte i pozicionuar në juglindje. A e kam përmendur herë tjetër që kriteri im kryesor kur zgjedh të jetoj në një apartament është dritarja e dhomës së gjumit të jetë në fasadën lindore?
Kështu, do mund të ndjej rrezet e para të diellit kur zgjohem në mëngjes dhe të shoh hënën nga shtrati para se të fle. 


Nga ballkoni i shtëpisë sime në Tropojë, mund t'ia ngulja sytë hënës me orë të tëra. 
Është terapi - seancë me psikologun që nuk të kërkon të flasësh.
Është energji - hëna e plotë ma mbush shpirtin plot.
Është formë e shpirtit - shpesh ashtu drapër shkon shumë me trishtimin tim.
Nga dritarja e apartamentit tim këtu në Tiranë, mund ta shoh veç për pak orë. Dje lashë shtëpinë pa aguar, që të jem pakëz në Tiranën bosh me hënën e plotë. Hapat ishin paksa të pasigurtë se po dilja në mëngjes herët pa një leje të posaçme - aplikim për lejen për të vëzhguar hënën s'kish askund! Megjithatë, ia vleu barra qiranë. Mos i bëni në asgjë lindjet dhe perëndimet e diellit dhe shfaqjet e hënës sidomos kur ajo është e plotë...

Superhëna e Majit mbi sheshin "Skënderbej"



Pasqyrimi i hënës në hotel Plaza

Superhëna e Majit në Xhaminë e Namazgjasë

Comments

Popular Posts