Karantina dhe thelbësorja


Nëse mbetet edhe 1 dyqan ushqimesh i vetëm hapur, krahas tij është i domosdoshëm një dyqan tjetër lulesh. Nuk e përshkruaj dot sa e ekzaltuar isha kur mora vesh se ka një vend ku mund të blej një lule. Aq e bukur, plot aromë, ma ushqeu shpirtin e ma ngopi ditën. 

Sa shumë emocione i paskemi marrë për të mirëqena!
Shpeshherë i japim rëndësi më shumë sesa meritojnë gjërave përtej derës së shtëpisë sonë. Mund të ketë nga ata që kthehen vetëm në mbrëmje për të fjetur e zor se gatuajnë ndonjëherë. Mbyllim derën nxitimthi në mëngjes dhe kafen e marrim afër punës
Preferojmë që edhe pasditen, me njeriun me të cilin ndajmë jetën, ta kalojmë te kafeneja poshtë shtëpisë. Se di pse, aty takohemi edhe me miqtë e aty ndahemi. Nuk i themi më njëri-tjetrit as “mirë se erdhe” dhe as “rri si n’shpinë tâne”. 


Zgjedhim të mos ndajmë me të tjerët një filxhan me çaj mali që na e sjellin prej larg e as një lugë mjaltë kshtaje.

Më ka ndodhur në ditët me shi, në orarin e punës të shfryj “Ah sikur të isha n’shpi tani, një libër i mirë dhe melodia e shiut”. Nëse është kjo arsyeja pse Covid-19 na mbylli në shtëpi, ju kërkoj ndjesë publike! Unë e përjetova atë çka kisha ditë të tëra me shi që e kërkoja me një “ah sikur”. Kam lulet për të mbjellur, ka ditë që e gënjeja veten me “do e bëj të dielën”. Po e diela, e cila hiqej si ditë pushimi, ishte pjesërisht arratisje nga java e kaluar dhe pjesërisht përgatitje për të hënën. 


Karantina më lejon ta organizoj ditën me qetësi, ashtu si dua, larg lajmeve e portaleve që përhapin panik. Ndihem aq e mbushur me energji pozitive sa mendoj “Ndoshta ia kishim borxh vetes ca ditë për të reflektuar dhe përqendruar tek thelbësorja; dashuria dhe e tashmja.”  




Comments

  1. Zogi vogel prì Tropoje . Me pelqejne pa fund postimet e tua . Ndaj nuk te falet t'na lesh kto dite vetem .Isha e kjart !!😉😘😘

    ReplyDelete
  2. Faleminderit e dashur! Shpresoj të ndajmë veç emocione të bukura 🌻

    ReplyDelete
  3. O sa dashuri je ti 🥰 Aromë lulesh,dielli,paqje nuhas gjithëmonë mes rreshtave tu,mezi pres të të lexoj sidomos në këto ditë.Pranvera nuk mund të vinte më bukur se kaq.Të përqafoj 🌹❤️

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lindushi ❤ faleminderit që më je përherë pranë!

      Delete

Post a Comment

Popular Posts