Klubi i librit "Unë JAM"

Klubi i librit i quajtur "Unë JAM" dëshiron të rrisë vetëdijen e çdo vajze dhe gruaje të shoqërisë sonë mbi rëndësinë që ka prania e saj mes nesh. 
Unë JAM njeri që kam të drejtë të zgjedh për veten.
Unë JAM vajza që kam të drejtë të shkollohem. 
Unë JAM gruaja që kam të drejtë të punoj. 
Unë JAM nëna që kam të drejta mbi fëmijën po aq sa babai. 
Unë JAM çdo vajzë dhe grua që ma don zemra të dal sonte vetëm, të udhëtoj shtiqeve të pashkelura.
Mbështesim dhe frymëzojmë njëra-tjetrën në ato ditë kur na kanë shterur fuqitë për të nxitur vetveten.

Diana (1892-1893,  gdhendur 1928) në MET,  vepër e Augustus Saint-Gaudens


I nisim takimet me librin e Maya Angelou "Mami, unë dhe mami". Sjellë në shqip nga botime PEGI.

Për tu bërë pjesë e takimeve tona, na shkruaj në DM.

Comments

Popular Posts