n'fushën e shahut


Ç'ndodh në fushën e shahut në këtë çast?!
- Lëvizja e fundit nga të bardhët, tuj u ngut me thirrë "shah mat" e harroi mbretin e vet. 
- Me ata pak gurët e fundit, pozicionova mbretneshën, mbretit ia ktheva shpinën se s'kisha n'botë ka shkoj. 
Kur je aq i dobët sa nuk mundesh me u mbrojt, duhet me sulmue. 
Kështu, presim dobësinë e kundërshtarit për me e tregue veten të fortë. 
Nëse je me fat, kundërshtari është aq i fortë në sulm sa harron me mbrojtë të vetin.
Mbretnesha edhe k'saj here e rrxoj mbretin e huj dhe e shpëtoj të vetin. 
Rrnoftë mbreti!(?)

Comments

Post a Comment

Popular Posts