Poezi - Daniela Kortoçi (Toena, 2017)



Librin tim të dytë me poezi, botuar nga Toena në vitin 2017 e kam lënë të vijë për lexuesin pa bërë zë. Nuk doja promovime, të mblidhemi e të flasim për mua e për librin tim. E ndjeja që duhet t’i ruaja ato vargje ashtu siç i kisha shkruar; pa menduar të rimojnë, pa qëllimin për t’i botuar dhe pa domosdoshmërinë për t’i analizuar. Gjatë gjithë kësaj periudhe qetësie, ka miq të mirë që e kanë kërkuar menjëherë librin, në panair a në libraritë e Tiranës, ka miq të afërt që nuk e kanë marrë akoma dhe ka të panjohur që u bënë miq falë këtij libri. Nuk dua që libri të shitet, dua veç të lexohet! Nuk pretendoj të pëlqehen të gjitha poezitë, shpresoj të zgjidhni një prej tyre e ta mbani në zemër.
Në këtë kohë kur libri na gjendet pranë për ta mbushur shpirtin plot, pa pasur mundësinë t’ju dërgoj nga një kopje, po ju lë link-un ku mund të gjeni librin tim me poezi, në pdf.

Me gjithë trazimet që mbart vargu, uroj t’ju sjelli veç energji pozitive!

Comments

Popular Posts