Gruaja në MET (The Metropolitan Museum of Art, New York)

Muzeu Metropolitan i Artit, është kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për me shkue në Nju Jork. Unë humba gjithë ditën aty, humba veten dhe sensin e kohës. Kam kaluar gjithë ditën aty dhe nuk e vizitova dot plotësisht, pasi doja ta ndjeja plotësisht çdo hapësirë që vizitoja. Përveç asaj, do provoj të njëjtin emocion kur të kthehem prapë atje. Kam takuar shumë gra të mrekullueshme në MET. Më tej, po ju njoh me tre prej tyre...

Fragilina (1923) 

Fragilina - Attilio Piccirilli
e "Brishtëza" - nëse nuk ma pranoni dot, atëherë merreni fjalë për fjalë  e brishta e vogël

Vepër e Attilio Piccirilli-t, Skulptor amerikan i lindur dhe edukuar në Itali.
Sipas skulptorit; "Çdo person ka idealin e tij për të bukurën, të ruajtur diku në nëndërgjegjen e mendjes së tij. Kur karakteristikat e fytyrës janë të përcaktuara saktësisht, atëherë vëzhguesit i mohohet mundësia për ta parë figurën e tij ideale."

Nydia, The Blind Flower Girl of Pompeii (1853-1854,  gdhendur 1859) 

Nydia - Randolph Rogers
Dramë dhe Patos
Vepër e Randolph Rogers-it, Skulptor amerikan.

Për këtë skulpturë ai u frymëzua nga romani "Ditët e fundit të Pompeit" të autorit Edward Bulwer-Lytton.
Ndërsa për romanin autori u frymëzua nga piktura "Ditët e fundit të Pompeit" e piktorit rus Karl Briullov

Siç e përshkruan Bulwer-Lytton;
"E dobët, e ekspozuar, por guximtare, e mbështetur nga asgjë veç një dëshire, ajo ishte emblema e Psikikës teksa gjarpëronte. . . e Shpresës, teksa ecte nëpër Luginën e Hijes; një emblemë e vetë Shpirtit - e vetme, por e pashqetësuar, midis rreziqeve dhe gjarpërimeve të jetës."

Diana (1892-1893,  gdhendur 1928) 





Vepër e Augustus Saint-Gaudens-it, Skulptor amerikan.
Diana romake, perëndesha e hënës dhe gjuetisë në një siluetë të fortë, me linja elegante.
Ka aq shumë emra që do i shtohen listës dhe sjell nëpër mend një shkrim timin, të disa kohëve më parë;

Hëna, grua e re buzëqesh nga lart
“Pa mendohu pak, kush është tjetër prej nesh” më thotë.
Pema - është grua
Reja - një tjetër grua
Hëna bashkë me mua
Unë, ti, ajo...
Në çdo magji është një grua! (Daniela Kortoçi)

Comments

  1. Faleminderit♥️
    Per disa caste, me bere te mendoj sikur isha me ty ne MET😁

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular Posts