Perëndimi shpëton ëndrrat



Kam dashur të shkruaj çdo ditë. 
Të shkruaj që të më shkruash e të flasim. Ose më mirë të mos flasim fare, veç të heshtim bashkë. A e di sa kohë kam pasur këto muaj që të bisedoj me veten? Aq sa brenda meje zhvillohej dialog, e unë veç dëgjoja dy bashkëbiseduesit në mendjen time që dinë gjithçka për mua e më sjellin ndërmend vende e ndjenja që i kisha lënë pas. 
Pastaj, pasi i ndërpres - "mjaft diskutuam për të djeshmet" - më hedhin rrëmbimthi në të ardhmen. 
Sa e çuditshme! 
Sa shumë mund të kisha menduar për muajt e pranverës dhe planet u shkrinë në itinerarin ''shpi - punë, punë-shpi''. Sa premtime "takohemi ndonjë ditë" kisha bërë teksa shkëmbehesha rrugës me njerëz të dashur dhe nuk i mbajta.



Tani, lodhur nga krejt çka kemi dëgjuar, biseduar e kundërshtuar, dua veç të udhëtoj pa pasur një pikë ku duhet të arrij. Dua të humb rrugëve të mëmëdheut derisa ta shkel atë pëllëmbë për pëllëmbë. Ta sfidoj detin me thellësitë e ndjenjave lëmsh deri në perëndim. Bekuar qofshin perëndimet! Na bajnë me andrrue, me mbyll qepallat e me imagjinue veten - re puplore perëndimesh...

Comments

Popular Posts