Si të bësh një postim të ri në blog

Mos më pyesni! 
Nuk e di si bëhet dhe s'kam ndërmend ta mësoj nëse është një listë rregullash që duhen ndjekur! 
A e kam provuar?
- Sigurisht! Madje disa herë, në profilin tim në instagram. Ka momente kur ia kam mbushur mendjen vetes që do shkruaj vetëm për librat që do lexoj. Do postoja vetëm fotografi të librave dhe duke pasur parasysh të ruaja të njëjtin ton ngjyrash në postime (ndoshta forma më e mirë është t'i kalosh të njëjtën filter). Por, profili në instagram është i imi dhe unë nuk jam vetëm librat që lexoj.

The Second Sex - Simone de Beauvoir
Në rregull atëherë! Le të postoj vetëm shkrimet e mia. E kam provuar. Si fillim, duke zgjedhur një fotografi për shkrimin. Më tej, kishte raste kur kam shkruar një varg të ri për foton. Nuk isha e kënaqur. Kisha frikë se nuk lexohesha dhe vëmendjen e merrte fotografia apo kur kjo e fundit nuk pëlqehej, do kalohej pa u vënë re diçitura. Pastaj vendosa të postoj shkrimin në foto. Por, profili në instagram është i imi dhe unë nuk jam vetëm vargu që shkruaj.
I rralli varg i imi që e dua akoma


Në rrugëtimin tim drejt "identitetit instagrams", ka pasur momente kur disa foto rresht ruanin të njëjtin ton (maksimumi 3 foto). Pikërisht në ato momente, një foto "kontrast" me ato tone më tërhiqte nga mëngët e kërkonte ta ndaja me të tjerët. Por, profili në instagram është i imi dhe unë nuk jam vetëm një ton.
NYC Street Art
"Tolerance" by Eduardo Kobra




















Për mua, blogu është një dritare ku shprehem ashtu si ndihem më rehat (duke shkruar) dhe kam mundësi ta ndaj atë që rrekem ta njoh, atë ndjesi që na bashkon të dyve (shumë më tepër se dy).
 Si të bësh një postim të ri në blog? - Duke përjetuar e pastaj shkruar për të, pa e planifikuar çdo shkruash nesër!




Comments

Popular Posts